Këtë javë, 12 pjesëtarë të Klubit Bjeshkatar Tetova vendosën të sfidojnë veten dhe të përjetojnë një aventurë që mbetet gjatë në kujtesë – pushtimin e Trigllavit, majës më të lartë të Sllovenisë!
👉 Udhëtimi deri në Lesce ishte përjetim në vete – me humor, këngë dhe atmosferë të ngrohtë që na bashkoi edhe më shumë.
👉 Dita e parë e ngjitjes na gjeti në rrugën drejt Vodnikov Dom, një sfidë prej mbi 4 orësh, e cila u kurorëzua me arritjen në Stanicev Dom pasdite.
👉 Të nesërmen, në orën 5 të mëngjesit, u nisëm drejt Kredarica-s, stacioni i fundit para majës. Atje arritëm herët, rreth orës 6:15, ndërsa pjesën e parë të rrugës së vështirë e përshkuam me bateri.
⛰️ Nga ora 7:30 filloi pjesa më e vështirë – ngjitja përmes via ferrata-s, ku secili prej nesh duhej të përballej me frikën, lodhjen dhe mungesën e forcës, por duke gjetur kurajën te njëri-tjetri dhe tek vetja. Ishte një luftë shpirtërore dhe fizike, por shpërblimi ishte i paçmueshëm: arritja në majen e Trigllavit!
📸 Emocionet në majë ishin të papërshkrueshme – foto, përqafime, gëzim dhe ndjenja e krenarisë që sfida u arrit me sukses.
🎂 Një moment i veçantë e bëri ditën edhe më të paharrueshme: pjesëmarrësi më i ri, Fariu, festoi ditëlindjen e tij të 19të në majë – një përvojë unike që do ta mbajë mend përjetë.
🔙 Kthimi ishte po aq sfidues, por me solidaritet dhe ndihmë reciproke ia dolëm të kthehemi në pikën fillestare, të lodhur, por të mbushur me krenari dhe përvoja që na forcojnë si grup.
💪 Ky udhëtim tregoi edhe një herë forcën e bashkimit, shoqërisë dhe vendosmërisë së Klubit Bjeshkatar Tetova.
Trigllavi u pushtua me sukses – dhe kjo është vetëm fillimi.
✨ Kjo ekspeditë do të shërbejë si inspirim që edhe anëtarët e tjerë të klubit të ndjekin këtë rrugë dhe të sfidojnë majat më të larta.