Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një nga datat më të shënuara në historinë kulturore të kombit tonë, anëtarët e Klubit Bjeshkatar Tetova organizuan një ekspeditë të jashtëzakonshme ngjitjeje në majen e Pelisterit!

📅 Data historike e 22 Nëntorit shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit (14-22 nëntor 1908), ku u vendos alfabeti i përbashkët i gjuhës shqipe, duke unifikuar sistemet e ndryshme shkrimore në përdorim dhe duke konsoliduar identitetin kulturor dhe arsimor të popullit shqiptar. Kjo ngjarje konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme të bashkimit gjuhësor dhe kombëtar të shqiptarëve kudo që jetojnë.

🌄 Edicioni ynë në Pelister u karakterizua nga kushte të acarta të motit, por vendosmëria dhe fryma e bashkëpunimit në grup ishin të jashtëzakonshme. Pavarësisht nga acar i madh gjatë ngjitjes, ne nuk u dorëzuam deri në arritjen e majës, duke përjetuar një ndjenjë krenarie dhe përkushtimi ndaj trashëgimisë sonë gjuhësore dhe natyrore.

📍 Dita paraprake e aktivitetit na gjeti pjesëmarrës në akademinë solemne kushtuar Ditës së Alfabetit, si dhe vizituam Shtëpinë Memoriale ku u krijua alfabeti i gjuhës shqipe, një vend me peshë historike dhe emocionale për çdo shqiptar.

🔠 Kjo ditë jo vetëm që kujton një arritje historike, por na frymëzon edhe sot për të ruajtur dhe promovuar gjuhën, kulturën dhe unitetin tonë.

📸 Shikoni më poshtë disa nga momentet më emocionuese nga ngjitja jonë në Pelister!